Categories: AktualitetLajme

Kremtimi i Besëlidhjes së Skënderbeut, Begaj pret arbëreshët: Sfidat tona të reja duhet t’i përballojmë bashkë

Sot mbushen 580 vite nga Besëlidhja e Lezhës, që u mbajt në 2 mars të vitit 1444 e ku u hodhën themelet e shtetit të parë të mirëfilltë shqiptar. Presidenti Bajram Begaj mbajti një takim me delegacionin arbëresh në Presidencë për të kremtuar këtë ditë.

Teksa solli në vëmendje sesi Skënderbeu dhe të gjithë përfaqësuesit e krahinave shqiptare u bënë bashkë për të kapërcyer vështirësië e asaj kohe, Begaj tha se kjo është e vetmja mënyrë për të kapërcyer edhe sfidat e sotme.

580 vite më parë, Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe të gjithë përfaqësuesit nga të gjitha krahinat shqiptare u bashkuan dhe dhanë besën për të qenë bashkë në ditë të vështira, për të përballuar sfidat e kohës. Sfidat tona të reja, përballohen sëbashku, jo vetëm për ne si bashkatdhetarë, por edhe me miqtë, partnerët. Po jetojmë kohë të vështira, lufta në Ukrainë, një situatë jo e këndshme në Lindjen e Mesme dhe kjo kërkon që të jemi bashkë. Kjo është një ditë për të falënderuar edhe Italinë, që ju dha mundësinë që të mbani gjallë të gjitha vlerat shqiptare”, u shpreh Presidenti.

Lidhja e Lezhës ka qenë një aleancë ushtarake që u themelua në Lezhë më 2 mars 1444, me Skënderbeun si kryeprijës të bashkuar kundër Perandorisë Osmane.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Statistikat e Milanit, Conceicao më keq se Fonseca

Katër fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Ky është bilanci i Sergio Conceiçaos në Serie…

6 hours ago

Gjermani- Makina futet në mes të turmës, 2 viktima dhe 25 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin perëndimor të Gjermanisë, Mannheim, ku një automjet ka…

6 hours ago

“Plan për armëpushim në Ukrainë” – Sipas Francës testohet Rusia, Britania mohon të ketë marrëveshje

Një ditë pasi liderët evropianë mbështetën Ukrainën në samitin e Londrës, që erdhi pas përplasjes…

6 hours ago

Prej dekadash në Gjermani, por të pashkëputur nga gjuha, kultura e tradita shqiptare

Në qytetin e Augsburgut, një nga rajonet e Gjermanisë, jetojnë mbi 300 mijë qytetarë, mes…

6 hours ago

100-vjetori i vrasjes së Luigj Gurakuqit, organizohet në Bari ceremonia përkujtimore

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore mbi Luigj Gurakuqin, 100 vjet pas…

6 hours ago

RENEA arreston 46-vjeçarin me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Një 46-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedentë për vrasje dhe në kërkim për…

7 hours ago

This website uses cookies.