Kremtimi i vigjiljes së Krishtlindjes – Massafra: Të lejojmë dritën e Krishtlindjes të ndriçojë zemrat tona

Besimtarët katolikë të Shkodrës kremtuan lindjen e Krishtit teksa morën pjesë në meshën e vigjiljes së Krishtlindjes që u mbajt në Katedralen “Shën Shtjefni”.
Ajo u udhëhoq nga Imzot Angelo Massafra, e fundit për të në detyrën si Arqipeshkëv i Dioqezës Shkodër-Pult.
“Kjo Krishtlindje është e veçantë, sepse shënon nisjen e Vitit të Shenjtë 2025”, u shpreh ai.
“Krishtlindja është festa që na bën të meditojmë për dashurinë e pakushtëzuar të Hyjit për botën dhe me dritën e saj kemi nevojë të ndriçojmë zemrat tona”, vijoi më tej Massafra.
Në përfundim të meshës, besimtarët uruan njëri-tjetrin lindjen e Jezusit. Krishtlindja është festa më e rëndësishme e besimit të krishterë.