Kremtohet e Diela e Larit në Lezhë, dhjetëra besimtarë i bashkohen ritualit të bekimit të palmave në sheshin “Papa Gjon Pali”
Këtë të dielë, në Lezhë u kremtua Dita e Larit, ose dita e Palmave që njofton ardhjen e të dielës së Pashkëve, atë të ringjalles së Krishtit. Dhjetëra besimtarë iu bashkuan ritualit fetar të bekimit të larit në sheshin “Papa Gjon Pali”, ndërsa proçesioni u drejtua nga Ipeshkvi i Dioqezës së Lezhës, Monsinior Otavio Vitale.
Simbolika e të Dielës së Larit për besimtarët katolikë, përkujton ditën që Jezu Krishti hyri në Jeruzalem dhe shënon fillimin e Pashkës që kulmon të shtunën në mesnatë me Ringjalljen, e më pas me festimet të dielën e 9 Prillit.