Austria mbështet hapjen e negociatave për grup-kapitullin e parë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Deklarata u bë nga Ambasadorja austriake në Shqipëri Monika Zach, në 20-vjetorin e kremtimit të festës Kombëtare të Austrisë në Shkodër.
“Austria është një nga mbështetësit të fortë të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe jemi shumë të lumtur, që grupi i parë i negociatave u hap javën e kaluar. Unë jam veçanërisht e kënaqur që këtu ka edhe një komunitet të vogël austriak. Të gjithë austriakëve, që jetojnë jashtë Austrisë, iu them: Ju jeni zemra e marrëdhënieve tona dypalëshe dhe jepni një kontribut të rëndësishëm në thellimin e tyre”, u shprehZach.
Ndërsa Konsulli i Nderit i Austrisë, Gjergj Leqejza, i cili organizon për 20 vite këtë aktivitet, tha se Austro-Hungaria është prezente që në shekullin e 17-të në veriun e Shqipërisë, ndërsa edhe në ditët e sotme Austria vijon që të jetë një prej shteteve që mbështet vendin tonë në procesin e integrimit evropian.
Festa e Austrisë në Shkodër, e cila mbledh autoritete vendore, fetare, por edhe më gjërë është kthyer në një traditë të përvitshme në këtë qytet si shenjë falenderimi për mbështetjen e Austrisë ndaj vendit tonë.
Vllaznia- Gramshi është përballja e parë e vajzave kuqeblu pas përforcimit me afrime të reja…
Një program i ri punësimi në sektorin e shërbimit, përfshirë bare, restorante dhe kuzhinë, është…
Rruga e Komanit, e amortizuar prej vitesh dhe një nga kërkesat e kahershme të komunitetit…
Bimët medicinale, vitin e shkuar, nuk kanë patur shitje të kënaqshme. Kjo ka bërë që…
Klinika e fizioterapisë u shërben jo vetëm studentëve, por edhe më gjërë. Pedagogu i degës…
Grimca të rëndësishme dhe me ndikim në jetën e një gruaje vendosi t’i rrëfejë më…
This website uses cookies.