Kremtohet “Jubileu 2025” – Besimtarët shkodranë zhvilluan procesionin për në Katedralen “Shën Shtjefni”
Arqipeshkëvia Metropolitane Shkodër-Pult kremtoi hapjen e Vitit Jubilar 2025.
Ai nisi me Liturgjinë e mbajtur në Kishën “Shën Françesku”.
Nga aty, besimtarët morën pjesë në procesionin që kishte si pikë përfundimtare Katedralen “Shën Shtjefni”.
Pas nderimit të Kryqit Jubilar, të gjithë pjesëmarrësit ndoqën meshën me Liturgjinë Pagëzimore të udhëhequr nga Imzot Angelo Massafra.
Këto ditë, Papa Françesku njoftoi temën e Jubileut të vitit 2025: “Shtegtarë të shpresës”.