Kremtohet mesha e vigjiljes – Imzot Peragine udhëhoqi për herë të parë si kryeipeshkëv meshën e Zojës së Shkodrës

Qindra besimtarë katolikë mbushën plot katedralen “Shën Shtjefni” në vigjiljen e festës së Zojës së Shkodrës.
Mesha e shenjtë u udhëhoq për herë të parë në misionin e tij si kryeipeshkëv koadiutor i Dioqezës së Shkodrës nga Imzot Giovanni Peragine.
Në mesazhin e tij para të pranishmëve u ndal në rëndësinë që ka përulësia dhe thjeshtësia në besim dhe në jetë.
Pas përfundimit të meshës, në sheshin para katedrales u realizua shfaqja e fishekëzjarreve, që u ndoq me interes nga qytetarët e pranishëm për t’i lënë vendin më pas një koncerti të përgatitur nga të rinjtë e famullisë “Zoja e Shkodrës”.