Krenari “Made in Albania”, maskat veneciane të prodhuara në Shkodër, nga më uniket
Si në Venecia, qytetin e famshëm italian, kjo është ndjesia që të përcjellë vizita në punishten e prodhimit të maskave veneciane në Shkodër.
Për sipërmarrësin Edmond Angoni, maskat “Made in Albania” janë nga më të veçantat në të gjithë botën.
“Janë të veçanta sepse të gjitha janë punëdore, janë objekte që ti e vendos sot, por më pas mund ta mbash në shtëpi si aksesor. E trajtojmë jo thjeshtë si maskë, por si vepër arti. Mbulojmë kryesisht tregun Venecian ku kemi dhe njësitë tona të tregtimit të maskave, dyqanet, por jo vetëm këtu duke shkuar kudo në botë”, shprehet Angoni.
Krijimi i një maske të tillë kërkon kohën e vet.
“Për të pasur një maskë varet nga madhësia, tipologjia e saj pasi n jë maskë kalon të paktën në 10 deri 12 duar punë. Më e thjeshta do të paktën 3 ditë ndërsa e komplikuara shkon deri në 3 javë”, shton ai.
Kjo punishte përbën edhe një nga atraksionet turistike të qytetit.
Maskat e shumëllojshme janë të pranishme jo vetëm në Shkodër e Venecia por në disa nga vendet më të rëndësishme të botës.