Në “zemër” të Evropës, në sheshin “Grand Place” të Brukselit zë vend një copëz Shqipëri, kjo falë Shtëpisë së Kulturës “Shqip Ville”.
Nismëtarja e krijimit të saj është Ledja Canaj nga Vlora, prej 8 vitesh rezidente në Belgjikë.
“Shqip Ville” është një shtëpi kulture ku mësohet gjuha shqipe, zhvillohen ekspozita dhe promovohen produkte “Made in Albania”.
Që prej 28 nëntorit të vitit 2022 mbi 400 mijë vizitorë kanë shkelur në të.
Veç shqiptarëve, interesi ka qenë i lartë edhe nga të huajt.
Kjo Shtëpi Kulture po prezanton imazhin dinjitoz të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Dëshira e Ledjas është që “Shqip Ville” të zgjerohet edhe në 12 kryeqytete të tjera duke u shndërruar në një kartolinë identifikuese të kulturës shqiptare në botë.
Një ditë përpara se qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit, Radio Televizioni Shqiptar shpjegon për…
përgatitjen e talenteve që kanë furnizuar Vllazninë, Superioren, Kombëtaren, madje edhe kampionatin italian, klubi shkodran,…
Kënga fituese në Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurosong…
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve këtë të shtunë kanë mbërritur rreth 8 mijë vota të…
Në zgjedhjet Parlamentare të 11 majit 2025 në Qarkun Shkodër kanë të drejtë vote 261…
Në qarkun Shkodër, 8 Komisionet Administrimit Zgjedhor kanë bërë gati materialet për t’i shpërndarë drejt…
This website uses cookies.