Kreu i CSU në Bavari: Shqipëria i përket BE-së
Udhëheqësi i Unionit Kristian Social në Bavari (CSU) Markus Söder ka vlerësuar lidhjen e fortë mes Shqipërisë dhe Bavarisë. Teksa ka vlerësuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në manastirin e Banz, Söder thekson se Shqipëria i përket Bashkimit Europian.
“Shumë faleminderit Kryeministrit Edi Rama për vizitën në manastirin e Banz. Bavaria dhe Shqipëria kanë një lidhje të fort mes tyre. Franz Josef Strauss ka hedhur themelet e kësaj miqësie të fortë me një vizitë në Shqipëri. Gjithashtu ne kemi thelluar këtë partneritet nëpërmjet Zyres së bizneseve Bavareze në Tiranë. Le ta themi qartë: Shqipëria i përket Bashkimit Europian”, shkruan Söder.
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot (18 janar) një vizitë në Bavari ku mori pjesë ehde en forum strategjik të Unionit Social-Kristina (CSU), ku Shqipëria është marrë si një shembull suksesi në rajon në bashkëpunimin politik dhe ekonomik.