Categories: AktualitetLajme

Kreu i ICITAP, Ducot – Rrumbullakut: Ju përgëzoj për rezultatet e operacioneve të fundit dhe për partneritetin me ICITAP-in.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullakut,  duke marr pjesë në Konferencën Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Shefave të Policisë, ka zhvilluar një tjetër takim të rëndësishëm me drejtorin e ICITAP-it, z. Gregory Ducot.

Sipas njoftimit nga Policia e Shtetit, mësohet se qëllimi i këtij takim ka qenë forcimi i  bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe agjencive amerikane të zbatimit të ligjit, bashkëpunim ky i ndërtuar dhe i forcuar mbi baza të shëndosha të besimit reciprok.   

Gjatë takimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e ka njohur drejtorin e ICITAP-it, z. Gregory Ducot, me reformat në Policinë e Shtetit, që kishin për qëllim përmirësimin e organizimit strukturor, menaxhimit optimal të burimeve njerëzore dhe përshtatjes së këtyre strukturave me institucionet e reja të drejtësisë dhe ndjekjes penale.

Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm e informoi z. Dukot, për prioritetet strategjike të Policisë së Shtetit, të cilat erdhën si rezultat i një analize të thelluar dhe një vlerësimi të detajuar të kërcënimeve kriminale, si dhe për operacionet e suksesshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me SPAK-un dhe me Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm në të gjithë Shqipërinë, të cilët u finalizuan me goditjen e grupeve të strukturuara kriminale të trafikimit dhe shpërndarjes së narkotikëve dhe rrjedhimisht me arrestimin e një numri të madh autorësh dhe sekuestrimin e sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike, armëve dhe prova të tjera materiale.  

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e siguroi z. Ducot se rezultatet e kohëve të fundit janë kontribut edhe i asistencës së ofruar nga agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit, të cilat kanë mbështetur në vijimësi strukturat e Policisë së Shtetit, për forcimin e kapaciteteve profesionale dhe logjistike. 

Nga ana e tij, z. Dukot u shpreh se ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e operacioneve në Shqipëri, për të cilat është informuar nga zyra e ICITAP-it në Tiranë, si dhe përgëzoi Drejtorin e Përgjithshëm, për rezultatet dhe veçanërisht për bashkëpunimin efektiv ndërmjet Policisë së Shtetit dhe organeve të Prokurorisë.

Ai vlerësoi se partneriteti ndërmjet ICITAP-it dhe Policisë shqiptare është nga më të hershmit në rajon dhe siguroi se mbështetja për Policinë e Shtetit, do të vijojë pa kursim, qoftë në forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve profesionale dhe atyre logjistike.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Shqipërisë në RTSH/ Kalendari i plotë i ndeshjeve të kthimit të fazës çerekfinale

Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…

3 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor

Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…

3 hours ago

Lezhë- Policia prangos Serxhio Nikollin, ishte në kërkim ndërkombëtar

Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…

3 hours ago

Bisedimet e anëtarësimit, MEKI njofton hapjen e grupkapitujve 2 dhe 3

Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…

3 hours ago

“Ahengu shkodran” në qytetin e Tuzit  – Spektakli i veçantë në trevat e Malësisë përtej kufirit shtetëror

Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…

3 hours ago

“Ta tham n’Shkodër” !  – Eventi i organizuar nga Këshilli Vendor i Rinisë Shkodër dhe Qendra Rinore “Atelie”

Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…

3 hours ago

This website uses cookies.