Kreu i Këshillit të Qarkut Shkodër, Edmond Ndou paraqitet në SPAK

Edmond Ndou është paraqitur paraditen e sotme në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme.
Ndou është kryetar i këshillit të qarkut të Shkodrës, i zgjedhur në fillim të shkurtit të këtij viti, pasi zëvendësoi Marina Duhanin.
Ende nuk dihet pse Ndou është paraqitur në SPAK. Ai u zgjodh si kryetar i këshillit të qarkut të Shkodrës me 18 vota pro dhe 1 kundër.