Kreu i Këshillit të Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, takim me drejtorin e tatimeve
Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, ka zhvilluar një takim pune me drejtorin rajonal të tatimeve Shkodër, Agron Hasanaj, ku kanë diskutuar mbi projektbuxhetin e vitit 2025, i cili sjell një zhvillim të mëtejshëm ekonomik për vendin dhe ulje të borxhit publik.
Ndou u shpreh se, gjatë takimit u diskutua dhe reforma e pensioneve, si një hap tjetër i rëndësishëm që po ndërmerr qeveria shqiptare, si dhe tek klima e mirë e biznesit në Shkodër, që ka ndikuar në rritjen e të ardhurave.
Njëkohësisht, Ndou bëri të ditur se Këshilli i Qarkut Shkodër, së bashku me Drejtorinë Rajonale të Tatimeve dhe institucionet e tjera vendore e qëndrore do të sjellin, në gjysmën e muajit nëntor, panairin e karrierës dhe punësimit, që do të jetë një ndihmë më shumë për të rinjtë dhe të rejat që të orientohen në tregun e punës.
Kryetari Ndou theksoi se Këshilli i Qarkut Shkodër do të jetë përherë në mbështetje të nismave që kanë në fokus ekonominë dhe zhvillimin e rajonit tonë, me potenciale të jashtëzakonshme.