Kreu i Këshillit të Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, takim me drejtorin e tatimeve Shkodër

Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, ka zhvilluar një takim pune me drejtorin rajonal të tatimeve Shkodër,  Agron Hasanaj, ku kanë diskutuar mbi projektbuxhetin e vitit 2025, i cili sjell një zhvillim të mëtejshëm ekonomik për vendin dhe ulje të borxhit publik.

Ndou u shpreh se,  gjatë takimit u diskutua dhe reforma e pensioneve, si një hap tjetër i rëndësishëm që po ndërmerr qeveria shqiptare, si dhe tek klima e mirë e biznesit në Shkodër, që ka ndikuar në rritjen e të ardhurave.

Njëkohësisht, Ndou bëri të ditur se Këshilli i Qarkut Shkodër, së bashku me Drejtorinë Rajonale të Tatimeve dhe institucionet e tjera vendore e qëndrore do të sjellin, në gjysmën e muajit nëntor, panairin e karrierës dhe punësimit, që do të jetë një ndihmë më shumë për të rinjtë dhe të rejat që të orientohen në tregun e punës.

Kryetari Ndou theksoi se Këshilli i Qarkut Shkodër do të jetë përherë në mbështetje të nismave që kanë në fokus ekonominë dhe zhvillimin e rajonit tonë, me potenciale të jashtëzakonshme.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.