Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, ka zhvilluar një takim pune me drejtorin rajonal të tatimeve Shkodër, Agron Hasanaj, ku kanë diskutuar mbi projektbuxhetin e vitit 2025, i cili sjell një zhvillim të mëtejshëm ekonomik për vendin dhe ulje të borxhit publik.
Ndou u shpreh se, gjatë takimit u diskutua dhe reforma e pensioneve, si një hap tjetër i rëndësishëm që po ndërmerr qeveria shqiptare, si dhe tek klima e mirë e biznesit në Shkodër, që ka ndikuar në rritjen e të ardhurave.
Njëkohësisht, Ndou bëri të ditur se Këshilli i Qarkut Shkodër, së bashku me Drejtorinë Rajonale të Tatimeve dhe institucionet e tjera vendore e qëndrore do të sjellin, në gjysmën e muajit nëntor, panairin e karrierës dhe punësimit, që do të jetë një ndihmë më shumë për të rinjtë dhe të rejat që të orientohen në tregun e punës.
Kryetari Ndou theksoi se Këshilli i Qarkut Shkodër do të jetë përherë në mbështetje të nismave që kanë në fokus ekonominë dhe zhvillimin e rajonit tonë, me potenciale të jashtëzakonshme.
Takimi i radhës i kandidatit të PD-së, Ted Kopliku, ishte me pedagogë të universitetit "Luigj…
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni nënshkruan një marrëveshje…
Kandidati i Partisë Socialiste, Besmir Lesha, është takuar me ish- ushtarakë të cilët kanë dhënë…
Përveç investimeve me fondet e bashkive dhe të qeverisë qendrore, një rol thelbësor në zhvillimin…
Përtej dhunës e presionit, shkodranët kanë zgjedhur të mos përkulen, por të mbrojnë parimet e…
Nga 8 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor që ka qarku Shkodër, 4 prej tyre janë…
This website uses cookies.