Kreu i Komisionit të Jashtëm të Bundestagut për RTSH: Gjermania optimiste për anëtarësimin e Shqipërisë në BE para 2030
Gjermania e sheh me optimizëm anëtarësimin e Shqipërisë në BE para vitit 230. Kështu deklaroi Kryetar i Komisionit të Jashtëm të Bundestagut gjerman, Michael Roth, në një intervistë ekskluzive për “Ekspres”.
Teksa pranoi se Bashkimi Evropian i ka thyer “disa herë” premtimet e tij, Roth theksoi se është e rëndësishme që vendet e Ballkanit Perëndimorë që përmbushin kushtet, të lejohen të bëhen pjesë e BE.
“E di mirë që politikanë në BE i druhen datave konkrete, ndërsa unë dua t’i jap kurajë njerëzve. Ne na duhet një plan konkret veprimi, është e mundur para 2030 për t’u anëtarësuar në BE. Ne nuk mund tu japim njerëzve gjithmonë përgjigje abstrakte, ata duan përgjigje konkrete që të rifitojnë shpresën. BE i ka thyer fatkeqësisht disa herë premtimet e tij, por lufta në Ukrainë na tregon sa e rëndësishme është që ne ti përfshijmë vendete BP të cilët përmbushin kushtet. T’i lëmë të bëhen pjesë e BE”, u shpreh ai.