Categories: AktualitetLajme

Kreu i Kushtetueses Zaçaj: OSBE, një prej partnerëve mbështetës të këtij institucioni

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, znj. Holta Zaçaj, ka priti sot në një takim zyrtar në ambientet e kësaj gjykate, kreun në detyrë të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, znj. Clarisse Pasztory.

Në një njoftim për median, mësohet se gjatë takimit Kryetarja Zaçaj përfitoi nga rasti për ta falënderuar edhe një herë përzemërsisht znj. Pasztory për bashkëpunimin e frytshëm dhe intensiv të Gjykatës Kushtetuese me zyrën e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, si një prej partnerëve mbështetës më kryesorë dhe të rëndësishëm të këtij institucioni.

“Një prej arritjeve/produkteve më të fundit dhe të suksesshme të këtij bashkëpunimi është edhe hartimi i Udhërrëfyesit (Guidës) për Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, një dokument që synon të rrisë transparencën dhe aksesueshmërinë në drejtësinë kushtetuese, si dhe konsistencën jurisprudenciale në vendimmarrjet gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, në funksion të forcimit të shtetit të së drejtës dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut në Shqipëri”, thuhet në njofim.

Nga të dyja palët u evidentua me shumë kënaqësi organizimi i veprimtarisë për prezantimin e këtij Udhërrëfyesi në datën 21 shkurt 2024, pasi ky dokument do t’i shërbejë jo vetëm Gjykatës Kushtetuese por edhe avokatëve, praktikantëve të së drejtës dhe studiuesve të ligjit për të njohur dhe referuar në mënyrë efektive jurisprudencën e kësaj gjykate.

Nga ana e saj, znj. Pasztory shprehu angazhimin për vazhdimësinë e këtij bashkëpunimi dhe gatishmërinë e kontributit të saj për një mbështetje edhe më gjithëpërfshirëse për Gjykatën Kushtetuese.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Beci: Votë masive për vijëmësinë/Drejtuesi politik i PS-së dhe kandidatët për deputetë tek blloku i pallateve “Isuf Sokoli”

Blloku i pallateve në rrugën “Isuf Sokoli” ka qënë ndalesa e radhës e kandiatëve të…

10 hours ago

Mehmeti: Po hidhet “asfalt elektoral”/Kandidatja e PD- ASHM: Rruga që ndërtohet sot për votën, do shkatërrohet nesër

Si kandidate e Partisë Demokratike për zonën e Anës së Malit dhe si bijë e…

10 hours ago

Festë për punëtorët dhe lule për qytetin/1 Maji krijoi atmosferë dhe gjallëri në rrugët e Shkodrës

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve ishte një kombinim mes festës, kujtesës historike dhe pranisë së vizitorëve…

11 hours ago

Shkodrani që i dha Jazz-in Shqipërisë/Gaspër Çurçia solli një frymë të re muzikore gjatë viteve të zymta të vendit

Shkodra është qyteti që i ka dhënë vendit jo vetëm zërat më të bukur, por…

11 hours ago

Maturantët votojnë për herë të parë/Program edukimi në shkollat e Shkodrës për zgjedhjet

Maturantët që kanë mbushur 18 vjeç dhe do të ushtrojnë të drejtën e votës për…

11 hours ago

Masat parandaluese ndaj zjarreve/ Shkodër bashkëpunim me zjarrfikësit dhe bashkitë për menaxhimin e rrezikut

Me afrimin e sezonit të veror, ADZM Shkodër ka marrë masa konkrete për parandalimin e…

11 hours ago