Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare kundër Krimit të Britanisë së Madhe (NCA), gjatë vizitës që po zhvillon në Tiranë, deklaroi se bashkëpunimi me Policinë shqiptare, është një model për t’u ndjekur.
Sipas tij, gjatë vitit 2023, partnerët britanikë i dhanë Policisë së Shtetit shqiptar, çmimin “Ekselenca 2023”, si partneri më i mirë ndërkombëtar për ta.
Deklaratat u bënë në ambientet e DPPSH-së, ku Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit priti Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare kundër Krimit të Britanisë së Madhe (NCA).
Në këtë takim ishin të pranishëm ambasadori britanik Alastair King-Smith, si dhe Zv/drejtori i Agjencisë, menaxheri që mbulon rajonin dhe oficerë ndërlidhës të saj.
Fokuse të këtij takimi ishin: ngritja e një Task- Force kundër krimit të organizuar; ngritja dhe konsolidimi i skuadrave të përbashkëta hetimore; shkëmbimi i vendimeve penale, me qëllim sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga krimi; shkëmbimi i menjëhershëm i informacioneve, me qëllim goditjen e grupeve kriminale.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor, Muhamet Rrumbullaku në takim evidentoi rezultatet e punës së Policisë së Shtetit, gjatë vitit 2023, më të mirat e arrira përsa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe menaxhimit të fluksit shumë të lartë të turistëve, pa u shënuar ngjarje kriminale.
Më tej, Drejtori ri konfirmoi zotimin e Policisë së Shtetit si partnere stoike, profesionale dhe e besueshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe kundër aseteve të tij.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare kundër Krimit të Britanisë së Madhe (NCA) Graeme Biggar e cilësoi bashkëpunimin me Policinë e Shtetit si model për t’u ndjekur nga agjenci të tjera të zbatimit të ligjit.
Gjithashtu, nënvizoi se ky bashkëpunim është ndërtuar mbi themele të forta besimi, të cilat u dëshmuan dhe nga rezultatet shumë të mira të punës së Task- Forcës kundër Emigrimit të Paligjshëm.
Në kalendarin e punimeve të Kuvendit, për muajin shkurt, është planifikuar procesi i zgjedhjes së…
Një grup deputetësh konservatorë të Parlamentit britanik, që po zhvillojnë një vizitë në Shqipëri, ishin…
Një i ri, 28- vjeçar, është arrestuar nga policia e Lezhës, pas një hetimi disa…
Krahasuar me regjistrimin e parafundit në Mal të Zi, numri i shqiptarëve në Censusin e…
Data 1 shkurt shënon 81-vjetorin e vrasjes së heroit Vasil Shanto. Në memorialin e tij,…
Morena Grimaj dhe Enrik Shllaku janë përfitues të drejtpërdrejtë të skemës së granteve për të…
This website uses cookies.