Kreu i misionit të OSBE takim në PL, Zannier: Jemi me shtetin e së drejtës e zbatimit të ligjit

Zannier

Kryesuesi i Misionit të OSBE, Lamberto Zannier, ka zhvilluar një takim në Partinë e Lirisë. Pas përfundimit të takimit, Zannier, u shpreh se misioni i OSBE-së mbetet i angazhuar për mbështetje të institucioneve dhe proceset demokratike në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të përpjekjeve për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit.

Ndërkohë që i pyetur për masën e paraburgimit për Ilir Metën, ai theksoi se nuk mund të shprehej për këtë çështje.

Nuk mund t’ju jap një opinion lidhur me këtë çështje, pasi sapo kemi ardhur në Shqipëri dhe qëndrojmë pas vendimeve të institucioneve të vendit, institucioneve shqiptare, dhe qëndrojmë pas shtetit të së drejtës. Qëndrojmë pas shtetit të së drejtës dhe aplikimit të ligjit, jo të politizuar“, tha ai.

Sekretari i përgjithshëm, Tedi Blushi, deklaroi se e informoni ambasadorin për problematikat e deritanishme.

Në fokus të diskutimeve ishte përdorimi i administratës dhe aseteve publike nga ana e Kryeministrit Edi Rama për të favorizuar zgjedhjet, një praktikë që ka shqetësuar opozitën dhe ka ngritur alarmin për një proces të paqartë dhe jo të ndershëm”, tha ai.

Blushi gjithashtu theksoi se Partia e Lirisë ka kërkuar nga OSBE-ODIHR garantimin e zgjedhje të ndershme, të lira dhe të drejta.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.