Lajme

Kreu i misionit të OSBE takim në PL, Zannier: Jemi me shtetin e së drejtës e zbatimit të ligjit

Kryesuesi i Misionit të OSBE, Lamberto Zannier, ka zhvilluar një takim në Partinë e Lirisë. Pas përfundimit të takimit, Zannier, u shpreh se misioni i OSBE-së mbetet i angazhuar për mbështetje të institucioneve dhe proceset demokratike në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të përpjekjeve për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit.

Ndërkohë që i pyetur për masën e paraburgimit për Ilir Metën, ai theksoi se nuk mund të shprehej për këtë çështje.

Nuk mund t’ju jap një opinion lidhur me këtë çështje, pasi sapo kemi ardhur në Shqipëri dhe qëndrojmë pas vendimeve të institucioneve të vendit, institucioneve shqiptare, dhe qëndrojmë pas shtetit të së drejtës. Qëndrojmë pas shtetit të së drejtës dhe aplikimit të ligjit, jo të politizuar“, tha ai.

Sekretari i përgjithshëm, Tedi Blushi, deklaroi se e informoni ambasadorin për problematikat e deritanishme.

Në fokus të diskutimeve ishte përdorimi i administratës dhe aseteve publike nga ana e Kryeministrit Edi Rama për të favorizuar zgjedhjet, një praktikë që ka shqetësuar opozitën dhe ka ngritur alarmin për një proces të paqartë dhe jo të ndershëm”, tha ai.

Blushi gjithashtu theksoi se Partia e Lirisë ka kërkuar nga OSBE-ODIHR garantimin e zgjedhje të ndershme, të lira dhe të drejta.

Blerti Delija

Recent Posts

“Kërkojmë rrugë” – Banorët e rrugës “Radohina”: E kemi të vështirë për të lëvizur

Rruga “Radohina”, në bllokun e banimit pas stacionit të trenit në qytetin e Shkodrës, është…

1 minute ago

Ndotja e vijës bregdetare – Një alarm mjedisor që vjen nga lumenjtë

Ndotja e vijës bregdetare nga mbetjet plastike dhe inertet që derdhen në det përmes lumenjve…

4 minutes ago

UEFA cakton “rebelin” zvicerian për ndeshjen mes Bajernit dhe Interit

UEFA i ka besuar arbitrit nga Zvicra, Zandro Sherer takimin e parë mes Bajernit të…

23 minutes ago

Shqipëria kujton 7 Prillin – 86 vite nga pushtimi fashist, nderohen heronjtë

Është përkujtuar në Durrës 86-vjetori i rezistencës ndaj pushtimit italian. Në ceremoninë e organizuar morën…

27 minutes ago

Denaj: Përmirësimi i infrastrukturës në ujitje-kullim, fuqizon produktet e markës “Made in Albania”

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ka ndarë pamje në rrjetin social Facebook…

2 hours ago

Izraeli sulme raketore mbi Gaza, vriten 32 gra dhe fëmijë. Netanyahu niset drejt SHBA

Të paktën 32 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve…

2 hours ago

This website uses cookies.