Lajme

Kreu i OBSH i shpëton “për pak metra” sulmeve izraelite në aeroportin e Jemenit

Sulmet ajrore të Izraelit drejt aeroportit kryesor të Jemenit, të enjten për pak sa nuk kanë rrezikuar jetën e drejtuesit të përgjithshëm të OBSH-së.

Tedros Adanom Gebrejesus, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, informoi nëpërmjet rrjetit social “X” se sulmi, i cili kishte si objektiv elementë të grupit Huthi, ai ishte vetëm disa metra larg nga vendngjarja në aeroportin e Sanës.

Ishim gati për të hyrë në aeroport nga Sana… kur ai u bombardua nga ajri. Një nga pjesëtarët e ekuipazhit tonë u plagos. Kulla e kontrollit, hapësira e nisjes – vetëm pak metra larg nesh – dhe pista u dëmtuan,” tha ai, duke shtuar se kolegët e tij ishin të sigurt më pas.

Izraeli nuk e komentoi sulmin në fjalë, por agjencia e lajmeve që kontrollohen nga Huthit raportoi për tre të vrarë nga goditjet në aeroport, ndërsa tre persona të tjerë u vranë kur Izraeli goditi qytetin-port të Hodejdahës. 40 të tjerë u plagosën nga sulmet.

Ushtria izraelite tha se donte të sulmonte infrastrukturën që përdorin Huthit e Jemenit në aeroportin e kryeqytetit, si edhe stacionet elektrike dhe portet, që dyshohet se përdoren për të kontrabanduar armë iraniane dhe për hyrjen e zyrtarëve të lartë iranianë.

Delegacioni i OBSH-së që i shpëtoi sulmit të së enjtes mësohet se ndodhej në Jemen për të folur mbi situatën humanitare dhe për të diskutuar lirimin e pjesëtarëve të Organizatës që janë burgosur.

Huthit janë zotuar se do t’i përgjigjen shpejt sulmit izraelit, “përshkallëzimit me përshkallëzim”. /AJ

/rtsh.al/

RTSH Shkodra

Recent Posts

Nga Allegri te Conte, 4 kandidatë për stolin e Juventusit

Duket se aventura e Thiago Mottës në krye të pankinës së Juventusit do të përfundojë…

7 hours ago

Roma, skuadra që ka grumbulluar më shumë pikë në vitin 2025

Askush nuk po bën më mirë se Roma e Ranierit në Evropë: që nga fillimi…

7 hours ago

Kuqeblutë, triumf i thellë në kryeqytet – Vllaznia e futsallës mundi thellë Partizanin me rezultatin 9 me 2

Kalendari i javës së dytë të Kampionatit të Futsallës e ka vendosur ekipin e Vllaznisë…

7 hours ago

Shqiptarët e diasporës – Greta Rraboshta është shembulli i historisë frymëzuese të integrimit në shtetin belg

Historitë frymëzuese të shqiptarëve në diasporë janë shtuar gjithnjë e më shumë vitet e fundit…

7 hours ago

Korpusi i Paqes vizitë në Pukë – Vullnetarët u njohën nga afër me resurset që ofron zona

Një grup vullnetarësh nga Korpusi i Paqes i SHBA-së, i cili do të angazhohet në…

7 hours ago

Shërbimi i transportit urban – Nis vendosja e stolave pritës pranë stacioneve

Pajisja me stola pritës në vendqëndrimet e urbanëve është kërkesa e qytetarëve shkodranë e veçanërisht…

7 hours ago

This website uses cookies.