Kreu i OBSH-s: Situata në Gaza po del jashtë kontrollit
Kreu i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adanom Gebreyesus ka deklaruar se situata në Gaza po del jashtë kontrollit, si pasojë e luftimeve me Izraelin.
Tedros tha se furnizimet e OBSH-së kanë mbetur në kufi për katër ditë, ndërsa shtoi se “çdo sekondë që presim për të marrë ndihmën mjekësore, ne humbasim jetë”.
Ai bëri thirrje që të ndalet dhuna nga të gjitha anët të ndalet dhe të ketë akses të menjëhershëm për të filluar dërgimin e furnizimeve në Gaza.
Termocentrali i vetëm të Gazës që i mbaroi karburanti javën e kaluar, impiantet e shkripëzimit të ujit të detit janë mbyllur dhe uji i pijshëm po mbaron për qindra mijëra civilë.
Spitalet po përballen me mungesë të furnizimeve mjekësore dhe, në disa raste, janë detyruar të nxjerrin morgje të improvizuara nga kamionët e akullores për të menaxhuar tejmbushjen.