Categories: LajmePolitikë

Kreu i PD i përgjigjet Ramës: Komisioni për reformën zgjedhore të fillojë menjëherë punën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një  konferencë për mediat i është  përgjigjur deklaratës së djeshme (10 janar) të kryeministrit Edi Rama sa i takon mos-interesimit të opozitës për nisjen e punës së Komisionit bipartizan për Reformën Zgjedhore.

Sipas Bashës, tashmë nuk ka më alibi, pasi siç u shpreh ai opozita është e përfaqësuar plotësisht.

Po ashtu Basha tha se vota e emigrantëve është një propozim që i jep fund pengesave për të mundësuar realizimin e votës së shqiptarëve që jetojnë jashtë.

Basha tha se deklarata e Ramës gjatë ditës së djeshme është vetëm një alibi për t’ju shmangur përgjegjësisë ndërsa tha se PD është gati të nisë procedurat për të mbledhur sa më parë komisionin e Reformës Zgjedhore.

“Dje dëgjuam kryeministrin që iu kthye lojës së vjetër të gjetjes së alibive për mos mbledhjen e komisionit.  Mesazhi që kam, për një kohë të gjatë kanë përdorur gjendjen ku ndodhet opozita për t’u iku përgjegjësive. Në raport me Komisionin për Reformën Zgjedhore kjo alibi nuk pi ujë. Ka deputetë të PD dhe përfaqësues të partive aleate. Spektri opozitar është i plotësuar. Propozimet tona janë konsultuar gjerësisht, pa diskutim ne mbetemi të hapur nëse ka plotësime apo propozime për plotësime për çështje të tjera që Reforma Zgjedhore duhet të trajtojë ndonëse mendojmë se me paketën tonë, kemi shteruar kërkesat që u shërbejnë njerëzve”, u shpreh Basha.

Ndaj tha ai,  platforma jonë nuk është partizane, nuk i shërben një partie politike por njerëzve. Shqipëria ‘një zonë elektorale’ i jep përgjigje pabarazisë së votës. Me propozimet tona, i japim përgjigjie shteruese edhe pikëpyetjeve të vendosura deri tani për të ndaluar votën e emigrantëve. Prandaj alibitë kanë rënë, sot disa ditë para nisjes së sesionit të ri të Kuvendit, thirrja ime është Komisioni i Reformës Zgjedhore të nisë menjëherë nga puna”

Nuk ka alibi përveç atyre që shpiken vetë, theksoi Basha,  komisioni duhet të fillojë nga puna një orë e më parë.  Bashkëkryetari do të hedhë të gjithë procedurat për të filluar këtë komision për të treguar se kush e do këtë komision dhe kush nuk e do”- u shpreh Basha mes të tjerash.

Më tej Basha duke  shpalosur prioritet e PD-së,  për disa projektligje, shtoi se, pas depozitimit të paketës për reformën zgjedhore, konfirmojë në emër tim dhe të Partisë Demokratike që kemi shprehur dakordësinë për heqjen dorë në mënyrë vullnetare për imunitetin.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…

8 hours ago

Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…

8 hours ago

Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…

8 hours ago

Gjendet i vrarë me armë zjarri një 20-vjeçar në Guci të Re

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…

8 hours ago

Drejt përfundimit dy rrugë në rrethina – Ishin lënë në harresë prej dekadash, plotësohet kërkesa e komunitetit

Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…

10 hours ago

Bashkia: Busti i Lekë Dukagjinit do vendoset  – Pritet miratimi nga Këshilli Bashkiak i rregullores mbi vendosjen e busteve dhe monumenteve

Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…

11 hours ago

This website uses cookies.