Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku vizitë në SPAK
Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku është parë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) paraditen e kësaj të hënë (23 tetor)
Nuk dihet ende arsyeja e kësaj vizite të Rrumbullaku në SPAK.
Ditën e sotme dha dorëheqjen edhe kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Ardi Veliu. Po ashtu nuk dihen detaje as nga arsyet e dorëheqjes së Veliut.
Ngjarjet vijnë pas vendosjes së masës së sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim largimi jashtë vendit për ish-kryeministrit Sali Berisha, dhe arrestimit të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi në lidhje me hetimet për privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.
Sipas SPAK, Malltezi ka konsumuar veprën penale të “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Berishën, pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish kryeministrit, ka arritur të marrë përfitimet e parregullta.
Ndërsa për Berishën, SPAK thekson se ka kryer veprime aktive për miratimin e një sërë ligjesh dhe aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familjet e njohura pronare, ku fitues i drejtpërdrejtë rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, Jamarbër Malltezi.