Categories: AktualitetLajme

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku vizitë në SPAK

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku është parë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) paraditen e kësaj të hënë (23 tetor)

Nuk dihet ende arsyeja e kësaj vizite të Rrumbullaku në SPAK.

Ditën e sotme dha dorëheqjen edhe kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Ardi Veliu. Po ashtu nuk dihen detaje as nga arsyet e dorëheqjes së Veliut.

Ngjarjet vijnë pas vendosjes së masës së sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim largimi jashtë vendit për ish-kryeministrit Sali Berisha, dhe arrestimit të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi në lidhje me hetimet për privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.

Sipas SPAK, Malltezi ka konsumuar veprën penale të “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Berishën, pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish kryeministrit, ka arritur të marrë përfitimet e parregullta.

Ndërsa për Berishën, SPAK thekson se ka kryer veprime aktive për miratimin e një sërë ligjesh dhe aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familjet e njohura pronare, ku fitues i drejtpërdrejtë rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, Jamarbër Malltezi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Shqipëria turistike në Berlin, Kumbaro: Sfida, turizmi elitar dhe strukturat akomoduese

Shqipëria është bashkorganizatore e panairit më të madh të turizmit në botë, ITB, i cili…

3 hours ago

Real-Atletico, Simeone: Ta shijojmë

Diego Simeone është gati të përballet me një tjetër derbi të Ligës së Kampionëve. "Është…

3 hours ago

Reali, Ancelotti: Me Atleticon vendoset në ndeshjen e kthimit

Carlo Ancelotti i ka të qarta idetë në prag të derbit me Atleticon e vlefshme…

3 hours ago

Arsenali, Arteta nuk i zë besë PSV-së: Eliminuan Juven

Liga e Kampioneve, faza e 16-shes,  në rrugën e Arsenalit është PSV Eindhoven, që ka…

3 hours ago

Futsal Euro 2026: Sfida e radhës me Kazakistanin, trajneri Resuli fton 13 futbollistë

Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të luajë të premten ndeshjen e radhës kualifikuese të Kampionatit…

3 hours ago

Granit Xhaka përpara duelit me Bajernin: Mos na konsideroni favoritë, dimë se si munden bavarezët!

Në vigjilje të ndeshjes mes Bajernit të Mynihut dhe Bajer Leverkusen, Granit Xhaka i ka…

3 hours ago

This website uses cookies.