Categories: AktualitetLajme

Kreu i SPAK Dumani: 151 procedime penale me 133 persona nën hetim në 9 muaj

Ashtu siç pritej Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe  Korrupsionit Altin Dumani, duke folur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, publikoi rezultatet e arritura nga SPAK gjatë 9 muajve të vitit 2023. 

Ai tha se gjatë kësaj periudhe  SPAK ka vendosur nën hetim një ish-ministër, një ish-zv/ministër dhe gjashtë ish-kryetarë bashkie.

Zoti Dumani tha se ka një rritje prej 75 % të procedimeve penale lidhur me funksionarë të Policisë së Shtetit.

“Nga 1/1/2023- 30/09/2023 janë regjistruar 151 procedime penale, me 133 persona nën hetim. Nga këto në total janë 13 procedime penale me 15 persona nën hetim, ish-funksionarë të lartë publik dhe ish-funksionarë të drejtësisë. Konkretisht nën hetim u vendosën 1 ish-ministër, 1 ish-zv/ministër, 6 ish-kryetarë bashkie, 2 ish-sekretarë të përgjithshëm, 3 ish-gjyqtarë dhe 1 ish-prokurorë. 4 prej tyre ish-funksionarë të drejtësisë, një prej tyre i shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në kuadër të procesit të Vetingut. 7 procedime penale për ish-funksionarë të Policisë së Shtetit. Numri i procedimeve penale ndaj ish-funksionarëve të Policisë së Shtetit u rrit me 75 % këtë vit, krahasuar me vitin e shkuar” tha zoti Dumani.

Më tej kreu i SPAK tha se në gjykatë u dërguan me kërkesë për gjykim 24 procedime penale me 89 persona të pandehur. 7 prej tyre janë ish-zyrtarë të lartë. ” Numri i procedimeve ndaj ish-zyrtarëve të lartë u rrit me 20 % dhe të personave të pandehur 40 % më shumë se në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës”, zoti Dumani.

Kreu i SPAK vuri në dukje se paralelisht me hetimin e personave të dyshuar, po kryhet dhe vlerësimi i pasurisë së vendosur me burime kriminale. 

“Hetimi i pasurive të vëna nga vepra penale e korrupsionit po hetohen. SPAK gjatë kësaj periudhe, në këtë 9-mujor ishte i vëmendshëm që për zyrtarët që ushtrohet ndjekja penale për veprën penale të korrupsionit krahas ngritjes së akuzës penale dhe dërgimit të çështjes në gjyq, vëmendje ka marrë identifikimi dhe sekuestrimi i vlerës së produktit të veprës penale, me qëllimin final konfiskimin e pasurisë së vënë nga vepra penale e korrupsionit. 4 vendime janë dhënë në këtë drejtim për sekuestro preventive sipas Kodit Penal, duke shënuar një rritje 33 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Është dhe një vendim për ish-funksionarin e lartë, është vendimi i parë që jepet për një ish-funksionar i lartë, i drejtësisë faktikisht”, nënvizon Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe  Korrupsionit Altin Dumani duke folur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Papa Françesku jashtë rrezikut për jetën, Ati i Shenjtë do të trajtohet edhe për disa ditë

Selia e Shenjtë bëri me dije se Papa Françesku ishte me humor të mirë këtë…

3 hours ago

“Bie” Vllaznia e femrave – Kuqeblutë u mposhtën me përmbysje në “Loro Boriçi” nga skuadra rivale e Gramshit

Kryendeshja e javës së 12-të në futbollin e femrave Vllaznia-Gramshi përfundoi me fitoren e miqve…

4 hours ago

Alonso beson te përmbysja: Për një ekip që fitoi i pamposhtur Bundesligën, s’ka gjëra të pamundura!

Vigjilja e ndeshjes mes Bajer Leverkusen dhe Bajern Mynih është ndezur prej deklaratave të Alonsos…

4 hours ago

Liverpul-PSG/ Luis Enrike nuk përgatit asgjë të veçantë, francezët i besojnë kualifikimit

Edhe pse do të luajnë në një stadium të mitik siç është “Anfield Road”, PSG…

4 hours ago

Atletiko Madrid-Real Madrid / Ançeloti “grumbullon” Dani Karvahal

Për të rritur përqëndrimim dhe frymën e grupit në ekip në prag të derbit me…

4 hours ago

Inter-Fejnord/ Inzagi rigjen Zomerin, Asllani e nis nga stoli

Interi pret sot në mbrëmje ekipin e Fejnordit për të luajtur aktin e dytë të…

4 hours ago

This website uses cookies.