Kreu i SPAK: Krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ka bërë një deklaratë të fortë këtë të premte ( 15 mars), teksa tha se krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori. Altin Dumani theksoi se shqetësues nuk është kërcënimi nga politika, por pikërisht nga krimi i organizuar. Megjithatë, siç tha ai, prokurorët e SPAK i kanë marrë parasysh edhe kërcënimet në punën e tyre dhe se nuk do të ketë hapa pas.

Krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori. Më shqetëson kërcënimi nga krimi i organizuar, jo kërcënimi nga politika. Ne kemi bërë llogari edhe që mos kthehemi, sepse kjo është detyra jonë të hetojmë”, tha Dumani gjatë takimit të nismës së dialogut mes institucioneve dhe aktorëve të politikëbërjes, “IDM Morning Briefing”.

Dumani u shpreh se SPAK është vetëm në fillim të punës, teksa shtoi se shpreson tashmë shpreson që gjykatat të japin vendime fajësie për akuzat e ngritura prej tyre.

SPAK ka treguar se ne jemi vetëm në fillimet e punës sonë. Shpresojmë që gjykatat të japin vendime fajësie për akuza të ngarkuara nga ana jonë. Ne kemi patjetër rezultate të suksesshme dhe ky është synimi ynë. Për pesë vitet e ardhshme duhet të besojmë që kemi një institucion të konsoliduar me hetime dhe vendime ndaj të gjitha niveleve. Është e vështirë, por jo e pamundur, por qoftë dhe këto rezultate na stimulojnë dhe na nxisin që të punojmë akoma më shumë”, u shpreh Dumani.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.