Categories: BotaLajme

Kreu transplant të veshkës së derrit, humb jetën 2 muaj pas ndërhyrjes pacienti

Personi i parë i transplantit të veshkës së derrit të modifikuar gjenetikisht, ka ndërruar jetë dy muaj pas ndërhyrjes.

Spitali i Përgjithshëm i Massachusetts në një reagim pas ngjarjes, bëri me dije se nuk ka ende asnjë tregues se transplanti ishte shkaku i vdekjes së 62-vjeçarit Riçard Sleiman (Richard “Rick” Slayman). Ekipi i transplantit në spitalin e Massachusetts tha në një deklaratë se ishte thellësisht i pikëlluar dhe i ofroi ngushëllime familjes së tij.

Sleiman ishte personi i parë i gjallë që iu nënshtrua procedurës. Kirurgët thanë se besonin se veshka e derrit do të zgjaste për të paktën dy vjet.

Më parë, veshkat e derrit ishin transplantuar përkohësisht në marrës të vdekur nga truri si një eksperiment. Dy burra morën transplantim zemre nga derrat, megjithëse të dy vdiqën pas disa muajsh.

Sleiman kishte një transplant të veshkave në spital në vitin 2018, por iu desh të kthehej në dializë vitin e kaluar kur ajo tregoi shenja dështimi. Kur u shfaqën komplikime të dializës që kërkonin procedura të shpeshta, mjekët e tij sugjeruan transplantin e veshkës së derrit. Në një deklaratë, familja e Sleiman falënderoi mjekët e tij.

Përpjekjet e tyre të mëdha për të udhëhequr ksenotransplantin i dhanë familjes sonë shtatë javë të tjera me Rick-un dhe kujtimet tona të bëra gjatë asaj kohe do të mbeten në mendjet dhe zemrat tona”, thuhet në deklaratë.

Xenotransplantimi i referohet shërimit të pacientëve njerëzorë me qeliza, inde ose organe nga kafshët. Përpjekje të tilla dështuan për një kohë të gjatë, sepse sistemi imunitar i njeriut shkatërroi menjëherë indet e huaja të kafshëve. Përpjekjet e fundit kanë përfshirë derra që janë modifikuar kështu që organet e tyre janë më shumë si ato të njerëzve.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Koçiu: Riparim i çatisë së spitalit të Pukës, vijon normalisht shërbimi ndaj qytetarëve

Në Spitalin e Pukës po punohet intensivisht për riparimin e çatisë, pas dëmtimit të shkaktuar…

22 minutes ago

Java Botërore e Ndërgjegjësimit për Antibiotikët – Apel për të luftuar rezistencën antimikrobiale

Java botërore e ndërgjegjësimit për antibiotikët vjen me apelin për t’i përdorur vetëm kur janë…

28 minutes ago

Turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët në Londër

Kryeministri Edi Rama zhvillon këtë të diel (24 nëntor) në Londër një takim me shqiptarët…

29 minutes ago

Në kërkim për armë mbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër, përfundon në pranga edhe personi që e ndihmonte

Kontrolle të shtuara për kapjen e personave të shpallur në kërkim si dhe për parandalimin…

34 minutes ago

Horoskopi për ditën e sotme, 24 nëntor 2024

DashiBëni kujdes në planin financiar, veçanërisht me sipërmarrjet e reja. Puna mund të ndihet paksa…

37 minutes ago

Parashikimi i motit, e diel, 24 nëntor

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga…

39 minutes ago

This website uses cookies.