Categories: LajmePolitikë

Krijimi i federatës opozitare/ Mediu tregon qëllimin, ja si është menduar drejtimi. Çfarë duhet të bëjë më shumë opozita

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka folur në “Ekspres” mbi strategjinë që duhet të ndjek opozita që të rikthehet në qeverisje, si dhe mënyrën si të bashkohen gjithë frontet opozitare.

Duke folur për krimin e një Federate opozitare ku të jenë pjesë përbërëse gjithë forcat politike opozitare, Mediu propozon që ky institucion opozitar të drejtohet nga tre deputete të opozitës.

“Së bashku me z. Duka jemi shtytësit për të ngritur këtë federatë. E djathta ka një histori të vetën dhe ka treguar që nëse është e bashkuar e ka më të  lehtë për të përballuar sfidat e saj elektorale, duke ndryshuar realitetet e këqija që ka Shqipëria. Qoftë në pamundësinë për të organizuara zgjedhje të lira dhe të ndershme apo në luftën kundër korrupsionit, dhe e ka bërë këtë në vitin 2005.  Në një koalicion me 17 parti politike dhe që u hap  kundrejt energjive të reja dhe me vizion të ri dhe një hapje karshi figurave të reja përmes KOP-it”.

Ndaj sot më shumë se kurrë tha Mediu, duhet të bashkohemi rreth ideve dhe pse mund të jemi të ndryshëm si individë, por duhet ti dhënë qytetarëve shqiptar mundësi për të pasur të ardhme ne vendin e tyre.

“Ne duhet të kemi një kompromis së brendshmi dhe një dakordësi përpara se këtë gjë ta kërkojmë me mazhorancën ” tha ai.

Kreu i PR-së ka zhvilluar dhe më tej rëndësinë e krijimit të këtij institucioni. Që sipas tij, ky institucion të drejtohet  nga tre deputet opozitar dhe jo thjesht nga një lider, krijon më shumë mundësi negociuese dhe në këtë organizim nuk përjashtohet asnjë individ me kontribute dhe peshe politike.

“Kemi thënë që kjo Federatë duhet të jetë një tryezë e partive politike e cila të drejtohet nga tre deputet , kur secili lider partie  ose përfaqësues partie nuk është ai që e drejton tryezën , pra nuk mblidhemi rreth një individi por rreth idesë  dhe këta menaxhojnë si deputet marrëdhënien e kësaj Federate”, u shpreh Mediu.

Sipas Mediut, këtë marrëdhënie të krijuar ta kthejmë në një koalicion opozitar duke u bërë kështu gati për sfidat elektorale duke u brenduar me ide e platformë elektorale.

Por gjithashtu theksoi ai,  mendojmë që kjo Federatë do të jetë dhe si institucion që negocion me partnerët tanë ndërkombëtar si partner të qëndrueshëm duke negociuar problemet në disa  plane.

“Të gjithë bashkë duhet të jenë kontributor, këtu nuk përjashtohet asnjë individë.  Nuk duhet përjashtuar asnjë kontributor sepse opozita i ka të mangëtat mundësitë .  Ndaj secili ka kontribut, sikurse Sali Berisha është një faktor i rëndësishëm elektoral dhe kushdo që ka peshë duhet të përfshihet”, theksoi Mediu.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit Nolian Lole për mënyrën se si mund të krijohet mundësi që diaspora të jetë e pranishme ne proceset e votimit, Mediu tha që patjetër është mundësia që në zgjedhjet e 2025 të bëhet e mundur që diaspora të përfaqësohet në parlament dhe qeveri.

“Nëse ne duhet të mendojmë për të ardhmen e Shqipërisë dhe të vlerësojmë saktë se ku ndodhet sot vendi patjetër  që për të tejkaluar këtë situata bëhet duke marr pjesë diaspora në proces votimi në mënyrë të drejtpërdrejte.  Kjo ngjarje politike do të vinte jo vetëm me votën e diasporës por dhe me pjesëmarrjen e tyre në proces votimin në subjekte të reja apo të vjetra duke pasur mundësi që të garojnë që ata të jenë pjesë ë parlamentin dhe qeverisë. Kjo është e mundur në zgjedhjet e 2025”, tha kreu i PR-së.

Mediu vlerësoi rolin e diasporës që sipas tij duhet të jenë dhe në pozita drejtuese të opozitës, që sikurse u shpreh ai, “ne kemi marr besim prej vitesh nga faktorët e së djathtës dhe tani mendoj që duhet t’ia kthejmë me të nxjerr në plan të parë individë kontributor nga diaspora , të cilët janë njerëz të suksesshëm dhe kanë një formim të ndryshëm rreth demokracisë.

“Opozita duhet të nisi komunikimin me qytetarët. Nëse ky komunikim nuk funksionon nga salla e parlamentit ne duhet të zhvendosemi duke komunikuar me qytetarët atje ku janë ata. Në këtë mënyrë ne do ti bëjmë të mundur që dhe ata të kuptojnë që kërkesat tona për komisionet hetimore, për respektimin e Kushtetutës dhe Reformën Zgjedhore , janë interesi imediat i tyre”, propozoi ai.

Ndaj tha ai, opozita nuk mund ti konsideroj njerëzit thjesht si vartës të gjykimeve të saj sepse njerëzit kanë bindje, kanë arsyeje por kanë dhe ambicie.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Romët ndjehen të lënë në harresë – Problem vijon të jetë strehimi dhe mungesa e punësimit

Vështirësitë me të cilën përballet komuniteti rom në Shkodër janë të shumta. Mungesa e një…

4 minutes ago

Monumentet e Kulturës nevojë për ndërhyrje – Çuni: Urgjente, banesat e vjetra po shkatërrohen

Disa prej banesave më të vjetra karakteristike në qytetin e Shkodrës, të shpallura Monument Kulture, …

6 minutes ago

Gjetja e të zhdukurve të komunizmit – Nga Shkodra, shoqatat e ish-të përndjekurve apelojnë për nisjen e kërkimeve

Shoqatat Antikomuniste të Ish-të Përndjekurve Politikë të Shkodrës dhe Lezhës nga kryeqendra e veriut,  i…

8 minutes ago

Llazani: Nder të drejtoj Vllazninë e basketbollit – Shkodranët vijojnë përgatitjet për ndeshjen me Tiranën

Trajneri Eni Llazani e ka cilësuar si nder të drejtojë Vllazninë e basketbollit të meshkujve.…

10 minutes ago

KF Shiroka merr fitoren e parë, derbi  Murlani – Basania përfundon me rrjeta të paprekura

KF Shiroka ka arritur të marrë fitoren e parë në kampionat duke mposhtur në fushën…

21 minutes ago

Arton Podrimcaku largohet nga Vllaznia – Lajmi u bë i ditur nga Klubi i futbollit Vllaznia

Klubi i futbollit Vllaznia ka njoftuar përmes faqes së saj se ka mbyllur bashkëpunimin me…

22 minutes ago

This website uses cookies.