Krijimi i ri Banksi në Londër – Murali i pikturuar në një prej ndërtesave të banimit
Artisti i rrugëve, Banksi nuk mungoi me krijimin e radhës në një prej rrugëve të Londrës, duke marrë jo vetëm vëmendjen e banorëve e të kalimtarëve por edhe autorësinë të cilën jo radhë e bën. Mesazhi është i qartë: natyra po lufton dhe na takon ne ta ndihmojmë atë të rritet përsëri, dhe ky krijim më i ri në rrugën Hornsi, është një murale në formë druri, pikturuar në një prej ndërtesave të banimit, si një dhuratë për ditën e Shën Patrik, dhe për këtë banorët janë ndjerë krenare të lumtur që është përzgjedhur zona e tyre.
Ngjyrat e ndezura të gjelbërta përfaqësojnë Islingtonin, dhe e gjelbra e ndezur është përhapur në ndërtesë, në formë druri, duke krijuar përshtypjen e një gjetheje, e ndërsa shihet edhe një person që mban një tub uji në dorë. Banski, punën e tij e konfirmoi edhe në llogarinë e tij në Instagram, dhe ndër punët e fundit ishte në muajin dhjetor të vitit të kaluar ku pikturoi disa dron ushtarak në Pekham, në jug të Londrës.