Krijimtaria e “Poetit të Mjerimit” – Gjimnazi “Jordan Misja”, aktivitet kushtuar Migjenit në 113-vjetorin e lindjes

Në kuadrin e tetorit ose “muajit të letërsisë” siç njihet ndryshe u organizua në Gjimnazin “Jordan Misja”,  në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) aktiviteti “N’emën t’andrrës migjeniane…” kushtuar “poetit të mjerimit” në 113-vjetorin e lindjes.

“Këngët e pakënduara” dhe pjesë të tjera nga krijimtaria e tij u risollën përmes interpretimeve emocionuese të aktorëve shkodranë.

Letërsia i përket çdo periudhe të vitit, por tetori vjen si një “ftesë” për të reflektuar më shumë lidhur me të.

Të rinjtë e Gjimnazit “Jordan Misja” përfaqësojnë përherë një model të mirë të raportit me letërsinë.

Përgjatë këtij muaji, në Shkodër pritet të organizohen veprimtari të shumta kushtuar letërsisë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.