Categories: AktualitetLajme

Krijohet Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës

Qeveria shqiptare vendosi të mërkurën krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës.

Në vendim thuhet se, Agjencia është institucioni përgjegjës për inovacionin dhe ekselencën në Shqipëri dhe ka si mision të kontribuojë, të nxisë dhe të promovojë inovacionin dhe angazhimin në administratën publike të ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë, ekselentë në implementimin e teknologjive të përparuara, përmes hartimit dhe zbatimit të politikave në bashkëpunim me ministritë e linjës në fushat dhe sektorët përkatës lidhur me inovacionin.

Për realizimin e misionit të saj agjencia bashkëpunon me organizma vendas dhe ndërkombëtarë me fushë të ngjashme veprimtarie me qëllim përthithjen e praktikave më të mira ndërkombëtare në fushën e inovacionit.

Agjencia organizon dhe koordinon iniciativa, programe dhe aktivitete në nivel sektorial, kombëtar apo rajonal, që mundësojnë realizimin e misionit të saj, si dhe ofron mbështetje për të gjithë operatorët publikë dhe privatë në fushën e inovacionit.

Sa i përket përgjegjësive të Agjencisë, në VKM thuhet se në bashkëpunim me ministritë e linjës, agjenci apo ente publike, Agjencia zhvillon dhe implementon iniciativa, programe, projekte dhe politika në fushën e inovacionit.

Ajo identifikon koncepte novatore, procese dhe teknika të reja për inovimin e shërbimeve publike dhe të administratës publike.

Asiston ministritë, agjencitë apo entet publike me njohuri të veçanta dhe ekspertizë për identifikimin e problematikave komplekse dhe propozimin e zgjidhjeve sistematike e inovatore;

Merr pjesë në përgatitjen e akteve rregullatore, ligjore e nënligjore, për zhvillimin e fushave të inovacionit, si dhe jep mendim të detyrueshëm për institucionet publike për hapjen dhe funksionimin e entiteteve që operojnë në fushën e inovacionit dhe ekselencës, me qëllim zbatimin efektiv të politikave, projekteve dhe iniciativave në këto fusha;

Përmes iniciativave të ndryshme nxit dhe i propozon ministrive të linjës, agjencive apo enteve publike modernizimin e shërbimeve të administratës publike dhe përfshirjen e ekspertëve më të mirë në administratën publike.

Agjencia e ushtron veprimtarinë e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe organizohet në nivel qendror. Agjencia drejtohet nga drejtori i Përgjithshëm, i cili përgjigjet para Kryeministrit dhe përfaqëson Agjencinë në marrëdhënie me të tretët.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë emërohet, lirohet ose shkarkohet nga detyra me urdhër të Kryeministrit. Ai organizon dhe drejton të gjithë veprimtarinë e Agjencisë. Ai ngre grupe pune me ekspertë për kryerjen e detyrave specifike, në përputhje me legjislacionin në fuqi për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore. Drejtori i Përgjithshëm mbështetet nga një zëvendësdrejtor.

Sa i përket detyrave, Agjencia, promovon inovacionin, proceset dhe teknikat e reja për inovimin e shërbimeve publike dhe të administratës publike.

Harton plane veprimi për zbatimin e politikave në fushën e inovacionit dhe ekselencës;

Mbështet dhe bashkërendon punën për projektet dhe iniciativat e institucioneve në nivel kombëtar në fushat e inovacionit e të ekselencës;

Lidh marrëveshje dhe bashkëpunon me institucione, organizata dhe organizma të tjerë, brenda dhe jashtë vendit, me qëllim realizimin e misionit të saj;

Përgatit raporte dhe informacion përmbledhës për çështje të inovacionit dhe ekselencës, në varësi të problematikave të evidentuara;

Kryen çdo detyrë tjetër në fushën e inovacionit, të caktuar nga Kryeministri, Këshilli i Ministrave apo legjislacioni në fuqi.

Pjesë e strukturës së Agjencisë janë edhe “Qendrat e inovacionit dhe ekselencës”, në funksion të ministrive të linjës dhe institucioneve qendrore.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Travel+Leisure”: Shqipëria, vendi evropian me plazhe mahnitëse dhe qytete alpine

Shqipëria, vendi europian  më pak i njohur me plazhe mahnitëse si Greqia dhe qytete alpine…

31 mins ago

“Junior Fest 2024” – Drejtori muzikor: Risia këtë vit, pjesëmarrja e konkurrentëve djem

“Junior Fest 2024” ka nisur numërimin mbrapsht deri në mbajtjen e natës finale më 27…

34 mins ago

Tavë nga sofra e Gjakovës – Traditë dhe shije

Përbërësit (Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona) 4-5 thela mish viçi Dy kunguj të…

1 hour ago

Roli i zinkut në vjeshtë kundër të ftohurës dhe virozave – Ushqimet që e përmbajnë

Zinku është një mineral për të cilin kohët e fundit është folur shumë. Rëndësia e…

2 hours ago

Vrasja e Valter Fierzës në shtator të 2023, arrestohet një nga autorët

Si rezultat i kërkimeve dhe punës së inteligjencës policore, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga…

2 hours ago

Dedë Gjo Luli, prijësi i kryengritjeve për mbrojtjen e tokës shqiptare

Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi Heroin e Popullit, Dedë Gjo Luli (1840-1915). Dedë Gjo Luli u…

2 hours ago

This website uses cookies.