Koalicioni i ri qeveritar i Holandës ka propozuar rregullat më të ashpra që kanë ekzistuar ndonjëherë në vend për sa i përket të politikës së azilit, duke u shkëputur nga rregullat e Bashkimit Evropian. Në marrëveshjen me 26 faqe të koalicionit të ri krijuar gjashtë muaj pas zgjedhjeve të përgjegjshme ku forcë e parë doli partia për liri e ekstremit të djathtë kryesuar nga Geert Ëildes, katër partitë e qeverisë së re kanë rënë dakord për një paketë gjithëpërfshirëse për kontrollin e migracionit.
Në dokument ato thonë se do t’i dërgojnë sa më shpejt të jetë e mundur komisionit evropian një kërkesë për shkëputjen nga politika evropiane e azilit. Ata që nuk kanë leje të vlefshme për të qëndruar në Holandë do të depërtohen, edhe përmes forcës nëse është e nevojshme.
Për sa i përket përfaqësisë së vendit në Jerusalem, marrëveshja e koalicionit bën thirrje për shqyrtimin e idesë për të lëvizur ambasadën holandeze në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem, në një kohë që shumë qeveri të huaja kanë shmangur një lëvizje ë tillë, për të shmangur paragjykimin e rezultatit të negociatave për një paqe të qëndrueshme mes izraelitëve dhe palestinezëve.
Partitë ende nuk kanë rënë dakord se kush do të jetë kryeministri I ekonomisë së pestë më të madhe të bashkimit evropian, ndërkohë që është caktuar një nëpunës civil për mbikëqyrjen e krijimit të kabinetit, por ai nuk do të jetë kandidat për kryeministër. Vetë Ëilders ndërkohë ka rënë dakord të heqë dorë nga ëndrra për t’u bërë kryeministër për shkak të kundërshtive me të cilat është përballur për këndvështrimin e tij kundër islamit dhe kundër Evropës.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…
Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…
Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë, ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…
This website uses cookies.