Krijohet ndërmarrja e shërbimeve publike/ Këshilli Bashkiak rialokon 1 mln euro për vitin 2023
Për herë të parë në Bashkinë Shkodër do të krijohet ndërmarrja e shërbimeve publike! Këshilli Bashkiak i dha dritë jeshile këtij projekt vendimi. Po ashtu është miratuar rialokimin e buxhetit me 1 milion euro, duke bërë të mundur shtimin e investimeve në ndërtimin e shkollës në fshatin Guci e Re, por edhe për të përmirësuar ndjeshëm kushtet e punës për stafin e bashkisë dhe pajisjeve që do të përdoren për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët. Nga ana tjetër, u aprovua shtesa që qeveria shqiptare na ka akorduar për buxhetin e vitit 2023, në vlerën e 600.000 eurove. niveli i pagave në bashki ka penguar marrjen e specialistëve më të mirë e ka zbehur ndjeshëm jo vetëm performancën, por edhe dinjitetin e tyre. Ndaj duke miratuar nivelin e ri të pagave, kemi bërë hapin e parë në rrugën për ta forcuar stafin e bashkisë e për t’u krijuar atyre një hapësirë të denjë ku duhet të kontribuojnë tha kryebashkiaku Benet Beci. Përgjatë mbledhjes së këshillit Bashkiak u miratua dhënia e mandatit të këshilltarit për Gjenerin Kopcarin, Erald Erkoçajn, fondi shtesë për ndihmën ekonomike, banesat me qira, sistemin e pikëzimit, kalimin e mjetit ambulancë në administrim të qëndrës shëndetësore Dajc, miratimi I buxhetit të vitit 2023 dhe programimi I buxhetit afatmesem si dhe dhënien e ndihmës financiare për dëmet e shkaktuara nga zjarret.