Krijohet “Shtëpia e Biznesit”, Rama: Sipërmarrjet që rrezikojnë të falimentojnë të mos presin ndihmë nga qeveria

1b2f3557fdfb489e9188bff1dcd5c9b8

1b2f3557fdfb489e9188bff1dcd5c9b8

Një strukturë re në shërbim të dialogut midis qeverisë dhe biznesit është ngritur pranë Kryeministrisë në njërin prej kubave të Piramidës, e cila është quajtur “Shtëpia e Biznesit”.

Kjo strukturë do të mirëpresë dhe diskutojë problematikat e sipërmarrësve dhe do t’i adresojë ato në institucionet shtetërore për t’u dhënë zgjidhje.

Këtu do të organizohen takime, do të ketë persona të posaçëm për të qëndruar këtu, për të mbledhur problematikat tuaja dhe për t’i adresuar ato nëpërmjet të gjithë strukturave shtetërore. Duhet ta shihni këtë shtëpi, si shtëpinë tuaj, ku mendimet të jepen në mënyrë informale, të thjeshtë, jo burokratike dhe të jetë kjo dera juaj për të zgjidhur problematikat që keni me institucionet shtetërore” – tha ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit Delina Ibrahimaj, në vizitën e zhvilluar në hapësirën e re, një ditë pas riaktivizimit të Këshillit Ekonomik Kombëtar. 

Nga ana e tij, kryeministri Rama i pranishëm në hapjen e “Shtëpisë së Biznesit” theksoi se kjo strukturë është një hallkë lidhëse mes sipërmarrjes dhe institucioneve shtetërore. Ai i ftoi bizneset që të adresojnë problematikat e tyre deri tek rastet korruptive që mund të jenë hasur.  

…e përsëris, çdo problem dhe e nënvijëzoj, çdo problem që është nga ato situatat e papëlqyeshme të përballjes me një interpretim të gabuar të administratës apo të përballjes me një person apo me një grup personash që shfrytëzojnë të qenit në funksionin publik për të penguar punën me qëllim që të marrin mbrapsht ryshfetin e tyre”, u shpreh Rama.

Rama vuri në dukje se megjithëse një pjesë e korrupsionit sipas tij është reduktuar me procesin e digjitalizimit, ai tha se “ka një pjesë tjetër të kësaj bote të vjetër të ryshfetit që është akoma gjallë”.

Për këtë arsye, Rama i ka ftuar sipërmarrësit që të mos ngurrojnë të përballen me zgjidhjen e këtyre situatave korruptive.

Unë nuk e kuptoj dot, sinqerisht, kur na ndodh ndonjëherë që të komunikojmë me ndonjë sipërmarrës që ka një problem me administratën ose kur më ndodh, më ka ndodhur më parë që të më shkruajnë sipërmarrës të panjohur nga zona të tjera të vendit që ndeshen, që janë ndeshur me arbitraritetin e inspektorëve, që kur i thua “Më thuaj cilët ishin dhe hajde të ndërveprojmë bashkë që këta njerëz të marrin përgjegjësi dhe të largohen nga kjo punë” e “Jo, po se nuk dua t’i bie në qafë njeriu”. Këtë nuk e kuptoj, sinqerisht, se nuk dua t’i bie në qafë dikujt që po të bie në qafë dhe nuk po të bie në qafë si trim, por po të bie në qafë si një burracak që shfrytëzon të pasurit e një firme në një tefter X të shtetit për të penguar ty”, tha Rama.

Kryeministri nënvizoi gjithashtu se bizneset duhet të përshtaten me tregun dhe risitë e ekonomisë në ditët e sotme dhe të mos presin para nga buxheti i shtetit për të shpëtuar nga falimentimi.

Kush nuk e ka kuptuar apo kush nuk i ka marrë masat për t’u adaptuar, sot e ka të pamundur të mbijetojë. Në këto kushte, t’i kërkosh qeverisë të të japë serume, është gabim. Pse? Sepse nuk ka serum që të shpëton dhe nga ana tjetër, qeveria nuk mund të përdorë taksat për të zgjatur agoninë e një organizmi që nuk e mban dot, nuk e kthen dot më në jetë. Është një vdekje klinike e sigurtë, por nuk është pa zgjidhje as për sipërmarrësit, as për personat. Zgjidhja është të adaptohesh! Të ndryshosh lojën”, shpjegoi Rama.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.