Krijohet Task Forca për mbrojtjen e cilësisë së ujërave larës, Balluku: Duhen marrë masa, presim 13 mln turistë

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka prezantuar nga Durrësi krijimin e Task Forcës së dedikuar për kontrollin e menaxhimit të ujërave të ndotura në sektorin e turizmit bregdetar, për të mbrojtur e përmirësuar cilësinë e ujërave larës në plazhet buzë detit, liqeneve apo lumenjve, në prag të nisjes së sezonit turistik 2024.

Balluku tha se pritshmërit janë që numri i turistëve këtë vit të shkojë në 13 milion, teksa theksoi se për të përballuar këtë fluks, duhet të ketë një bashkërendim të të gjithë institucioneve. Ajo theksoi se procesi do të udhëhiqet nga Ministria e Turizmit, ndërsa nga ana teknike do udhëhiqet nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve.

Të gjitha subjektet e industrisë turistike do të kenë detyrimin që të pajisen me impiantet e duhura, për të pasur zero ndotje në ujërat larës

Duke qenë të përgatitur për një sezon i cili sipas parashikimeve që kemi, presim mbi 13 mln turistë dhe do na duhet të marrim masat për të përballuar një vizitë të tillë e cila kalon me 5-fishë numrin e popullatës dhe i referohemi një sezoni të shtrirë në kohë, nuk është më sezoni që niste në qershor dhe mbyllej në gusht. Do na duhet të bashkërendojmë punën dhe qeveria duhet ët jetë në ballë të disa aksioneve të rëndësishme që kanë të bëjnë me organizimin tonë në terren. Na duhet  të flasim për mbrojtjen e ujërave larës. Konsiderohen të gjitha bregdetet tona, liqenet lumenjtë, ato vende ujore që janë të aksesueshem edhe për turizmin edhe për larje. Do na duhet të marrim një sërë masash. Procesi do udhëhiqet nga Ministria e Turizmit, nga ana teknike do udhëhiqet nga AKUK do kemi mbështetjen e IKMT, Policisë së Shtetit dhe Agjencive që lidhen me territorin dhe me rendin”, tha Balluku.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.