Krijonin fatura fiktive për rimbursimin e TVSH-së, goditet rrjeti kriminal në 17 shtete. SPAK: 5 kontrolle në Shqipëri

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka kryer hetime për grupin e strukturuar kriminal të shpërndarë në 17 shtete, të cilët krijonin fatura fiktive me qëllim rimbursimin e TVSH-së dhe shmangien e detyrimeve fiskale.

SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë kryer 5 kontrolle ambientesh, ku janë sekuestruar pajisje të ndryshme elektronike si dhe janë marrë në pyetje persona të ndryshëm.

Po ashtu, në hetimin e shtrirë në 17 shtete kryesisht të Europës, kanë kryer në total 180 kontrolle, ndërsa janë arrestuar 14 persona. Në njoftimin e SPAK, bëhet me dije se më shumë se 680 hetues janë angazhuar për realizimin e veprimeve hetimore.

Dëmi i kryer nga këto aktivitete llogaritet të jetë 195 milion Euro.

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka kryer 5 kontrolle ambientesh, nga të cilat janë sekuestruar pajisje të ndryshme elektronike (aparate telefonike, laptop, si dhe USB/HDD), janë marrë në pyetje shtetas të ndryshëm, si dhe janë siguruar të gjitha provat materiale që subjektet në hetim kanë kryer në Shqipëri.  

Ky hetim është shtrirë në 17 shtete (Shqipëri, Austri, Kroaci, Qipro, Çeki, Estoni, Gjermani, Hungari, Itali, Maltë, Hollandë, Poloni, Portugali, Sllovaki, Slloveni, Suedi dhe në Mbretërinë e Bashkuar), duke kryer më shumë se 180 kontrolle, si dhe janë arrestuar 14 shtetas. Më shumë se 680 hetues të ndryshëm janë angazhuar për të realizuar këto veprime hetimore”, thuhet në njoftimin e SPAK.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.