Një gazetar dhe një punonjëse e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Drejtorinë Rajonale Durrës janë arrestuar pasi akuzohet se krijonin të dhëna të rreme për të denigruar titullarët.
Në pranga kanë rënë punonjësja në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në Drejtorinë Rajonale Durrës Regina Omeri dhe gazetari Ervis Hasanaga në kuadër të operacionit të koduar “Antonimet”. Gjithashtu u shpall në kërkim 39-vjeçari Kushtrim Selimi, me detyrë shef sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Nga hetimet ka rezultuar se të tre personat në bashkëpunim me njëri-tjetrin “ndryshonin dhe fshinin të dhëna kompjuterike në formate teksti, pa të drejtë, për krijimin e të dhënave të rreme ndaj disa titullarëve të institucioneve të ndryshme, duke denigruar figurën e tyre, me qëllim paraqitjen dhe përdorimin e tyre si autentike, në një faqe interneti”.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 celularë, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Myftinia e Shkodrës ka shpërndarë ndihma për Shoqatën e Personave me Shikim të Kufizuar. Përfaqësuesi…
Kualifikimi i Vllaznisë në turin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë ka marrë vëmendjen e Emisionit…
Politikat e qeverisjes lokale shoqëruar me projekte dhe eksperienca inovacionesh për zhvillimin e turizmit të…
Bashkia Shkodër ka përfunduar investimin për mensën studentore, e cila rikthehet pas 18 vitesh mungesë.…
Ky është Halil Xhurreta, 67-vjeç , nga fshati Trush i Shkodrës. Vite më parë në…
“Algoritmet e demokracisë” është libri më i ri që u promovua në mjediset e brendshme…
This website uses cookies.