Krim makabër në Maqedoninë e Veriut, babai i përfshirë në rrëmbimin e së bijës që u gjet e pajetë
Vrasja e një vajze 14-vjeçare nga Shkupi ka tronditur opinionin publik në Maqedoninë e Veriut, pasi besohet se në këtë ngjarje makabre është përfshirë edhe babai i minorenes.
Bëhet fjalë për Vanja Gjorçevska-n, e cila u zhduk në datën 27 nëntor rrugës për në shkollë.
Trupi i saj u gjet një ditë më parë në një fshat në rrethinat e Shkupit ku besohet se është vrarë ditën që u rrëmbye.
Motiv për krimin mendohet të ketë qenë përfitimi material nga e ëma e vajzës. Sipas autoriteteve të vendit, rrëmbyesit kishin marrë informacine nga babai i saj, për itenerarin që ajo ndiqte për të shkuar në shkollë.
Për këtë rast por edhe për vrasjen e një 74 vjecari nga Velesi, policia ka ndaluar tre persona, mes të cilëve edhe babai i 14 vjecares, ndërsa dy të tjerrë janë shpallur në kërkim, një prej të cilëve mendohet të jetë ai që kreu krimin makabër ndaj Gjorçevska-s qw policia e ka identifikuar me inicialet L. P dhe i cili njihej si drejtues i lëvizjes kriminale së quajtur e treta.
Ky person, sipas ministrit të bdresdhëm Oliver Spasovski, ndërkohë është arratisur pas kryerjes së aktit.
Për të moshuarin policia tha se nuk kishte patur lidhje me Gjorçevska -n, por se ai ishte eliminuar për shkak të disa mosmarrëveshjeve me një anëtar tjetër të grupit të dyshuar kriminal.
Ministri -Spasovski tha se automjeti i të 74-vjecarit ishte shfytësuar për të rrëmbyer dhe vrarë vajzën. Pas krimit, mjeti është djegur.