Krim në familje / Një 48-vjeçar në Malësi të Madhe plagos me thikë bashkëshorten

vrasje ne Malesi

vrasje ne Malesi

Një 38-vjeçare është plagosur me thikë nga bashkëshorti i saj. Ngjarja ndodhi në fshatin Grizhë të Malësisë së Madhe. Pas marrjes së njoftimit, se një shtetas kishte dëmtuar me mjet prerës, bashkëshorten e tij, në banesën e tyre në fshatin Grizhë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, me qëllim arrestimin e këtij shtetasi.
Si rezultat, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga 48 vjeçari, i cili dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij 38 vjeçe, e cila është jashtë rrezikut për jetën.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.