Krimet mjedisore, reagon ministri Balla: Nuk ka më tolerancë për askënd dhe askund

ndertimet

ndertimet

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në rrjetin social Facebook, në lidhje me krimet mjedisore dhe ndërtimet pa leje.

Ai shprehet se Policia e Shtetit dhe IKMT po rrisin vigjilencën kundër ndërtimeve pa laje dhe çdo shfaqje tjetër abuzive apo krimi mjedisor.

Balla po ashtu thotë se kush nuk ka zënë ende mend nga kjo histori, duhet të kuptojë se nuk ka më tolerancë për askënd dhe askund.

Në fund ai përgëzon Policinë e Kukësit dhe IKMT për aksionin e nisur.

“Policia e Shtetit dhe IKMT po rrisin vigjilencën kundër ndërtimeve pa leje dhe cdo shfaqje tjeter abuzive apo krimi mjedisor. Kush nuk ka vënë mend nga kjo histori, duhet të kuptojë se nuk ka më tolerancë për askënd dhe askund. Përgëzoj Policinë e Kukësit dhe IKMT për aksionin e nisur”, shkruan ministri Balla. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.