Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Dumani

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori iniciativën për të hetuar krimet zgjedhore.

Nuk kemi bërë gjë tjetër veçse kemi reflektuar shqetësimet e organizatave ndërkmbëtare sa i takon procesit zgjedhor. Kuvendi i Shqipërisë, me rezolutën e vitit 2024 për SPAK ka rekomanduar që ky institucion të ketë qnjë qasje proaktive, duk ei kushtuar vëmendje të veçantë hetimit të krimeve zgjedhore, veçanërisht fakteve të bëra publike në medie para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor,” u shpreh z. Dumani.

Por drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme ishte i kujdesshëm kur solli në vëmendje edhe kohën kur duhet të hetohen krimet zgjedhore, duke lënë të kuptojë se struktura e ngritur prej tij, strategjia në bashkëpunim me prokurorinë e Përgjithshme dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do të jetë efikase për të dhënë përgjigje të shpejta.

Kur krimi zgjedhor, përfshirë ai që lidhet me financimet informale në fushatë, goditen në kohë, efekti publik është i madh dhe e kundërta, zgjatja e hetimeve post factum, edhe nëse prodhon drejtësi prodhon mosbesim,” tha kryeprokurori special.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.