Krimi në Shkodër – U qëllua me armë nga partneri, ndërron jetë pas 6 ditësh në spital 44-vjeçarja

Ka ndërruar jetë pas 6 ditësh e shtruar në spital, 44-vjeçarja Anila N., e cila u qëllua me plumb në kokë nga bashkëjetuesi i saj 34-vjeçari Kolë M.
Ky i fundit u vetëvra me armë zjarri pasi qëlloi të dashurën e tij mesditën e 18 shkurtit në lagjen “Mark Lula”, në Shkodër.
44-vjeçarja e cila nuk mundi t’i mbijetonte plagës së marrë, ishte nënë e 3 fëmijëve, ndërsa prej disa kohësh bashkëjetonte me 34-vjeçarin.
Sipas burimeve për RTSH, dyshohet se 44-vjeçarja kërkonte të ndahej nga partneri i saj, gjë të cilën ky i fundit nuk e pranoi duke shkaktuar kështu tragjedinë e 18 shkurtit.
Ngjarja e rëndë ndodhi brenda në automjetin e tyre.