Categories: LajmeLajme nga Vendi

Krimi që tronditi Dukagjinin/ Policia identifikon autorët e dyshuar për vrasjen e babait dhe plagosjen e të birit

Tre shtetas të ndaluar dhe 2 të tjerë janë në kërkim nga policia vendore e Shkodrës si autor të dyshuar të vrasjes së shtetasin Zef Guri, 73 vjeç dhe plagosjes së djalit të tij Gjin Guri 46 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e traumës në Tiranë. Mësohet se Gjin Guri ka marrë një plumb në kokë mbi syrin e djathtë ndërsa ka edhe dëmtime të tjera në trup. Efektivët kanë shoqëruar shtetasit Çesk Serraj dhe Kujtim Dholla , i vetëdorëzuar Edmond Nika, ndërsa në kërkim janë Martin Qershija ndërsa i dyshuar është edhe Gjovalin Guri. Ky i fundit është djali i xhaxhait i të plagosurit Gjin Guri ndërsa edhe më përpara ka qenë i shpallur në kërkim për kanabis dhe tashmë është i dyshuar edhe si bashkëautor i kësaj ngjarje të rëndë.Policia e Shkodrës ka dy pista kryesore të hetimit për vrasjen e Zef Gurit dhe plagosjen e djalit të tij. Pista e parë ku janë përqendruar efektivët është për shkak të konflikteve për lëndët drusore. Sipas burimeve rreth 10 ditë më parë shtetasi Gjin Guri dhe babai i tij që u vra kanë goditur gjashtë persona që dyshohet se janë shtetasit e sipërpërmendur. Sherri para një jave dyshohet se ka ndodhur për shkak të parcelave me lëndë drusore. Shtetasi Gjin Guri administronte një zonë pyjore në malin e Shoshit dhe personat të cilët ka goditur kanë tentuar që të kalojnë aty për të prerë dru. I plagosuri dhe viktima dyshohet se i kanë dalë para duke mos i lejuar dhe duke i goditur. 10 ditë pas kësaj ngjarje shtetasit Martin Qershija, Edmond Nika, Kujtim Dholla, Çesk Serraj dhe djali i xhaxhait Gjovalin Guri dyshohet se kanë shkuar tek një lokal që kishte Gjin Guri dhe aty dyshohet se i kanë qëlluar duke lënë të vdekur në vend Zef Gurin dhe duke plagosur rëndë djalin e tij Gjin Guri dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur derisa janë identifikuar nga policia.Një tjetër pistë hetimi e policisë lidhur me këtë ngjarje është edhe ajo për kultivimin e kanabisit në zonën e Dukagjinit. Ndërkohë shtetasi Gjin Guri në nëntorin e vitit 2021 është sulmuar me tritol i vendosur në lokalin e tij në fshatin Nicaj të Shoshit. Po ashtu më përpara është arrestuar në vitin 2008 për shkak të një konflikti me një inspektor pyjesh dhe është arrestuar sërish në 2015-ën pasi ka qëlluar në drejtim të policisë duke u dënuar me dy vite burg. Policia e Shkodrës vijon hetimet për zbardhjen e plotë të vrasjes së Zef Gurit dhe plagosjes së djalit të tij Gjin Guri.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dinastia Marubi, njëqind vite të studios fotografike shqiptare

Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…

4 hours ago

Vijon numërimi në Kosovë, LVV kryeson me 80% të votave nga përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…

4 hours ago

Pullat fiskale do prodhohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, shpërndarja nis në fund të marsit

Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…

4 hours ago

KQZ miraton fondet vjetore për partitë, regjistron 51 subjekte për zgjedhjet e 11 majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…

4 hours ago

Fluks aplikimesh për Magjistraturën, fokusi te integriteti dhe aftësitë analitike

Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…

4 hours ago

Ramazani, mesazhi i zëvendësmyftiut – Teologu Arben Halluni uron besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë

Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…

4 hours ago

This website uses cookies.