Krisa Caushi i bashkohet grupit të prezantuesve të Festivalit të 62 të Këngës
Ngjarja më e rëndësishme e muzikës së lehtë shqiptare, Festivali i 62 i Këngës në RTSH po afron dhe organizatoret kanë zbuluar bashkëprezantuesen e radhës që do të shfaqet krah dyshes Adriana Matoshi dhe Kledi Kadiu.
Ajo është Krisa Caushi, prezantuesja e emisionit të përditshëm në RTSH “Stacioni Rozë”. Krisa do te ngjitet si bashkëprezantuese në skenën magjike të Festivalit të 62-të të Këngës së bashku me Xhuliano Dulen. Emri i aktorit u zbulua pak ditë më parë në faqen e Intargramit të Fest62, ku çdo ditë grupi organizator publikon lajmet më të reja nga eventi më i rëndësishëm muzikor në vend.
Adriana Matoshi dhe Kledi Kadiu janë dy prezantuesit kryesorë të Festivalit të 62 në RTSH që do të mbahet nga datat 19- 22 Dhjetor. në garë janë 31 këngëtarë që do të performojnë në dy netët e para të festivalit. Edhe këtë vit fituesi do të shpallet nga juria profesionale ndërsa publiku do të zgjedhë këngën që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.