Kriset marrëdhënia Luis Enrique-Mbappe, Reali dhe klubet arabe gati të përfitojnë
Sipas “L’Equipe” marrëdhenia mes trajnerit të PSG Luis Enrique dhe sulmuesit Kylian Mbappe gjatë javëve të fundit është përkeqësuar, madje mund të flitet edhe për një krisje të thellë.
Në ndeshjet e fundit tekniku spanjoll ka preferuar që ta vendosë francezin në majë të sulmit dhe jo në krah dhe lojtarit duket se nuk i pëlqen kjo zgjedhje.
Mbappes i skadon kontrata në fund të sezonit dhe që në janar është i lirë që të firmosë me një tjetër klub. Ndonëse parisienët e shohin si një pjesë të rëndësishme të projektit të tyre, sulmuesi ka shprehur më shumë se një herë dëshirën për të luajtur me Realin e Madridit.
Madrilenët janë të gatshëm që të afrojnë në organikën e tyre një tjetër kampion, por për sulmuesin francez nuk mungojnë edhe ofertat e çmendura nga Arabia Saudite.