Krishtlindja, festojnë besimtarët. Rama: Bekime e festa të bardha

Krishtlindja

Krishtlindja

Sot të gjithë besimtarët katolikë dhe ortodoksë festojnë krishtlindjen në Shqipëri por dhe në mbarë botën. Mesnatën e 24 dhjetorit besimtarët ndoqën meshën e shenjtë që simbolizon pikërisht lindjen e Jezu Krishtit. Mesha u mbajt në disa qytete të vendit ku morën pjesë mijëra besimtarë.

Mesazhe dhe urime, dërguan për besimtarët e qytetarët dhe krerë të lartë të shtetit.

Kryeministri Edi Rama teksa publikoi në rrjetin social Facebook një tablo të rrallë të lindjes së Krishtit, ka uruar për të gjithë besimtarët bekime e festa të bardha.

Me këtë tablo të rrallë të lindjes së Krishtit, pikturuar në atelienë e Çetirëve, si simbol i dashurisë së Perëndisë ndaj njerëzimit, ju uroj bekime dhe festa të bardha”, shkroi Rama.

Po ashtu, edhe kreu i shtetit Bajram Begaj uroi besimtarët për gëzim e paqe.

Gëzuar Krishtlindjen!

Zoti bekoftë familjet tuaja me shëndet, gëzim e paqe”, shkroi ai.

Mbrëmjen e djeshme, Bashkia Tiranë organizoi një koncert festiv për të gjithë qytetarët, për të pritur festën. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.