Krishtlindja
Sot të gjithë besimtarët katolikë dhe ortodoksë festojnë krishtlindjen në Shqipëri por dhe në mbarë botën. Mesnatën e 24 dhjetorit besimtarët ndoqën meshën e shenjtë që simbolizon pikërisht lindjen e Jezu Krishtit. Mesha u mbajt në disa qytete të vendit ku morën pjesë mijëra besimtarë.
Mesazhe dhe urime, dërguan për besimtarët e qytetarët dhe krerë të lartë të shtetit.
Kryeministri Edi Rama teksa publikoi në rrjetin social Facebook një tablo të rrallë të lindjes së Krishtit, ka uruar për të gjithë besimtarët bekime e festa të bardha.
“Me këtë tablo të rrallë të lindjes së Krishtit, pikturuar në atelienë e Çetirëve, si simbol i dashurisë së Perëndisë ndaj njerëzimit, ju uroj bekime dhe festa të bardha”, shkroi Rama.
Po ashtu, edhe kreu i shtetit Bajram Begaj uroi besimtarët për gëzim e paqe.
“Gëzuar Krishtlindjen!
Zoti bekoftë familjet tuaja me shëndet, gëzim e paqe”, shkroi ai.
Mbrëmjen e djeshme, Bashkia Tiranë organizoi një koncert festiv për të gjithë qytetarët, për të pritur festën.
Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…
Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…
Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…
Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…
This website uses cookies.