krishlindja festohet
Krishtlindja u kremtua edhe në Lezhë.Qindra besimtarë katolikë ju bashkuan ritualit fetar të lindjes së Jezu Krishtit në katedralen e Shën Nikolli, ndërsa mesha e shenjtë e mbrëmjes të së dieles u drejtua nga ipeshkvi i dioqezes së Lezhës, Monsinjor Otavio Vitale.
Në fjalën e tij para besimtarëve, ipeshkvi Vitale foli për rëndësinë që ka krishtlindja, duke vënë theksin tek paqja ne Ukrainë dhe Izrael vende të cilët ndodhen në luftë prej disa kohësh.
Mesha e e shenjtë e krishlindjes në Lezhë zgjati deri në mesnate e më pas besimtarët u shpërndanë duke uruar njëri-tjetrin për më shumë paqe e begati.
Ajo çfare u vu re këtë vit ishte prezenca e lartë e qytetareve në kishë dhe jashtë saj të cilët ndjekin ritualin fetarar, ndërsa për të shmangur kaosin rruga përballë katedrales u bllokua nga policia.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se kriteret e zgjedhjeve janë shkelur në…
Bashkia e Fushë- Arrëzit dhe e Pukës janë dy të parat që përfunduan procesin e…
KZAZ nr 2 numëron 106 qendra votimi me 70,959 zgjedhës. Nga numërimi i nisur pas…
Ashtu si procesi i votimit të së dielës, edhe numërimi i votave në KZAZ 5…
Vijon numërimi i votave në qarkun e Shkodrës. PD-ASHM vazhdon të jetë e para, e…
Që prej mesanatës po vijon numërimi në qarkun e Shkodrës. Procesi po vijon pa problemenë…
This website uses cookies.