Krishtlindja në Ukrainë, festimet mbahen më 25 dhjetor për herë të parë ndryshe nga Rusia
Për herë të parë që nga viti 1917, Ukraina feston ditën e Krishtlindjes më 25 dhjetor. Deri para një viti, të krishterët ortodoksë në Ukrainë e kanë kremtuar këtë festë më 7 janar, sipas kalendarit që përdoret nga Rusia.
Një ligji i nënshkruar nga Presidenti Volodimir Zelenski vuri në dukje se ukrainasit donin të jetonin me traditat dhe festat e tyre, duke i lejuar ata që të braktisin trashëgiminë ruse të festimeve. Edhe Kisha Ortodokse e Ukrainës vendosi të ndryshojnë kalendarin e saj.
Tashmë Krishtlindja festohet më 25 dhjetor në vend të 7 janarit dhe arsyeja lidhet me distancimin nga Rusia. “Ndryshimi i datës është më shumë se thjesht një hap kishtar, është një hap për të treguar se jemi pjesë e Evropës dhe për të mos festuar ngjarjen e lindjes së Krishtit së bashku me Kishën Ruse”, thotë zëdhënësi i Kishës Ortodokse të Ukrainës.
Ndryshimi i datës së festës së Krishtlindjes është pjesë e lëvizjeve të Ukrainës për të zhdukur gjurmët e ndikimit rus, siç është bërë më herët edhe edhe me riemërtimin e rrugëve apo me heqjen e monumenteve.