Krishtlindjet e pakicës serbo- malazeze , besimtarët ndoqën ritet e festës në Kishën e Shën Trinisë në Malësinë e Madhe

Si çdo vit tjetër, besimtarët ortodhoksë të pakicës serbo-malazeze kremtuan festën e Krishtlindjes në Kishën e “Shën Trinisë” në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe.
“Krishtlindja është festa më e rëndësishme e këtij komuniteti”, u shpreh kryetari i pakicës serbo-malazeze.
Më tej, kryetari Jakoja vlerësoi kushtet në të cilat jeton kjo pakicë në vendin tonë.
Në Vrakë ka patur një komunitet të konsiderueshëm të pakicës serbo-malazeze, por vitet e fundit ka patur një tkurrje të tij, si pasojë e emigrimit të popullsisë për një jetë më të mirë.